Shumë herë është shkruar në media rozë që kërcimtarja seksi Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi është rritur pa nënën e saj. Ajo asnjëherë nuk ka folur për familjen, dhe fëmijërinë se si është rritur.
Por, Gazeta Express, ka zbuluar që Kallashi dhe nëna e saj janë takuar pas 22 vjetësh. Nëna e Kallashit quhet Laura Gunga dhe jeton në Amerikë. Po, unë jam mami i saj, nuk jemi takuar 22 vite”, tha Gunga për Gazeta Express. Kallashi, është gëzuar shumë për takimin e saj me nënën, ku ajo thotë se është emocionuar tej mase.