• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

LSI, një partner luajal me qeverisjen?!

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ka një duel në distancë mes kreut të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafa dhe sekretarit të përgjithshëm të LSI Luan Rama. Debati ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të koalicionit që qeveris sot Shqipërinë. Nëse pyet dikë në rrugë rreth marrëdhënieve mes Ramës e Metës, që është dhe një temë e preferuar e përhershme e mediave, me shumë gjasë do të të thotë se tashmë ata e shohin me bezdi dhe mosbesim njëri-tjetrin. Prej muajsh dy aleatët ndodhen të kapur në një klimë zemërimi të shurdhët, që ka prodhuar ftohje dhe distancë mes dy partive. Reforma në drejtësi kontribuoi që kjo distancë të rritet dhe më shumë, aq sa siç u pa në orët e fundit para votimit, LSI u bë praktikisht pjesë e qëndrimit të opozitës.

Xhafa ka bërë një konstatim që shkon në këto linja, çka Luan Rama e ka hedhur poshtë indirekt, duke u shprehur se LSI ka pakënaqësi me qeverisjen, porse ajo i qëndron me luajalitet marrëveshjeve. Çka do të thotë, e përkthyer në gjuhë të thjeshtë, se probleme ka, por ndarje s’ka.

Megjithatë, duke parë ato që ndodhën javën e shkuar, është mirë që e vërteta të shihet në sy dhe të thuhet publikisht. Pasi dy partitë që drejtojnë vendin, kanë përgjegjësi dukshëm më të mëdha sesa votat materiale që kanë marrë së bashku tre vjet më parë.

Është vështirë të flitet për luajalitet, kur aleati kryesor i PS shkon e rreshtohet haptazi me opozitën, në një çeshtje ku vetë opozita ishte në kurs përplasjeje jo vetëm me maxhorancën, por edhe me të gjithë faktorin ndërkombëtar. Ilir Meta bëri sikur nuk dëgjoi asnjë fjalë nga ato që dilnin “me firmë e me vulë” nga ambasada amerikane dhe Bashkimi Europian, por ju bashkua hapur linjës së Bashës. I cili u anatemua si personi që po përpiqej të sabotonte reformën.

Nuk është luajalitet të kërcënosh publikisht se do të prishësh qeverinë ku je pjesë, për të krijuar një kabinet ekspertësh. Nuk është gjithashtu luajalitet që të deklarosh, ditën e votimit të reformës, se po nuk votoi Berisha dhe Topalli për reformën, do të japësh dorëheqjen nga kreu i Kuvendit. Që do të thotë automatikisht se sërish qeveria do të binte.

Luajaliteti i LSI, një tezë e vjetër kjo e kësaj partie, kësaj rradhe u vu dukshëm në pikëpyetje e kjo ndodhi në momentin më delikat të bashkëqeverisjes me socialistët.

Next Post

Ansbach, momenti i shpërthimit të bombës nga siriani (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com