Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD-së votuan pro. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, sipas procesverbalit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutës, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.
Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI-së. Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim. Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.