• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e ‘tradhtoi’ sovranitetin. Topalli, Pollo, Tavo votuan kundër

by A R
23/07/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli, voton kundër vendimeve të grupit të PD, dhe nuk është gjithashtu hera e parë që me nuhatje ajo i paraprin qëndrimeve të ardhme të partisë së saj. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Gazeta “Panorama” ka kqyurur formularët e votimit dhe nga zbardhja e procesverbaleve rezulton se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina u ka qëndruar deklaratave të saj për cenimin e sovranitetit.

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD-së votuan pro. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, sipas procesverbalit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutës, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.

Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI-së. Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim. Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.

Next Post

Nikolla u dorëzon flamurin sportistëve që marrin pjesë në Lojrat Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com