Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka urdhëruar mbylljen e më shumë se 1.000 shkollave private dhe zgjatjen e periudhës në të cilën disa të dyshuar mund të arrestohen pa akuza, në dekretin e tij të parë që nga deklarimi i gjendjes emergjente tre mujore.
Erdogani e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën pasdite, duke thënë se kjo do t’i lejojë autoritetet që t’i çrrënjosin shpejt dhe në mënyrë efektive përkrahësit e puçit të dështuar të javës së kaluar, në të cilin u vranë 246 persona, raporton Reuters, përcjell Express. (b.an)