Sulmi i armatosur në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, ka ndodhur fiks në pesëvjetorin e krimit monstruoz që Andres Breivik e kreu në Norvegji, ku la të vdekur 77 persona.
Breiviku fillimisht kishte eksploduar një auto-bombë në Oslo, ku u mbytën tetë persona, për të shkuar pastaj në ishullin Utoya e për të vrarë 69 të rinj në një kamp veror, transmeton Telegrafi.
Teksa Norvegjia sot kujtoi viktimat, ndodhi një sulm në Munih, ku ka dyshime që është kryer nga neo-nazistët gjermanë, në shenjë urrejtje ndaj të huajve.
Një nga sulmuesit thuhet të ketë thënë se është gjerman dhe “vafshin në djall të huajt”!
Breiviku thuhet se ishte inspiruar nga serbët, ndërsa në të ashtuquajturin manifest kishte shprehur haptas urrejtjen ndaj shqiptarëve. (telegrafi / r.a)