• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndryshoi formula e Vetting pas negociatave të fundit

by A R
23/07/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i vetingut ka qenë ndër pikat më të vështira të negociatave mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste para se të miratohej drafti final i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend me 140 vota pro.

Për këtë proces u desh ndërhyrja e ndihmëssekretares së Shtetit, Viktoria Nuland dhe komisionerit të Zgjerimit, Johanes Hahn. Për shkak të negociatave në rrethe të ngushta, formula e vetingut ka pësuar një ndryshim rrënjësor nga varianti që Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi miratoi fillimisht, formulë që dhe vetë deputetët, të cilët e votuan, nuk e njihnin.

Sipas variantit të miratuar nga Komisioni i Fatmir Xhafës, anëtarët e Komisionit të Pavarur të kualifikimit, po ashtu gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, do të aplikonin pranë Avokatit të Popullit dhe më pas do të dërgoheshin në Kuvend për votim me tri të pestat. Para votimit, Parlamenti do të merrte parasysh rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për secilin kandidat. Në rast se dështonte miratimi me 3/5-tat e votave, atëherë realizohej emërimi me short.

FORMULA E RE

Sipas formulimit të ri të miratuar nga këmbëngulja e PD-së dhe LSI-së, kjo formulë u saktësua më shumë në Kushtetutë, duke krijuar një sërë filtrash për trupën e gjyqtarëve që do të rivlerësojnë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë. Në variantin e miratuar të enjten me konsensus ngarkohet Presidenti me procesin e çeljes së aplikimeve për kandidatët e Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit.

Presidenti ka për detyrë të hartojë listën me kandidatë, duke i ndarë në dy lista, në ata që plotësojnë kriteret ligjore dhe ata që s’i plotësojnë. Më pas, Kreu i Shtetit ia kalon për verifikim Komisionit me tre anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Pikërisht kjo strukturë me gjyqtarët dhe specialist të huaj do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale të kandidatëve për komisionet e vetingut.

“Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët sipas ligjit. Jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit”, thuhet në Kushtetutën e re.

Më pas, lista e kandidatëve të verifikuar nga ONM do të shqyrtohet nga një komision me 6 anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe 3 nga opozita, të cilët mund të miratojnë me 5 vota pro një kandidat për ta dërguar në Parlament për miratim.

Por nuk mbaron me kaq, pasi komisioni i parë ndan kandidatët në dy lista. Kuvendi brenda 10 ditëve krijon dy komisione ad hoc me përzgjedhje të barabartë, një komision do të ketë 12 anëtarë dhe një tjetër 6. Secili nga komisionet do të përzgjedhë kandidat me votim të fshehtë.

“Komisioni përzgjedh më pas dy kandidatë nga lista e kandidatëve për votim për komisionerë publikë përmes një votimi, ku dy kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesit përzgjidhen me short”.

Lista finale dërgohet në Parlament për votim me tre të pestat e votave. Nëse kjo listë nuk miratohet herën e parë, ajo mund të rilidhet në votim sërish. Ajo mund të rrëzohet vetëm me 94 vota herën e dytë, nëse jo, kandidatët e kësaj liste quhen të miratuar.

NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË

Si ishte formula e vetingut neni C

• Avokati i Popullit organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarëve të Komisionit, gjyqtarët në Kolegjin e Apelimit, si dhe të komisionerit publik. Avokati i Popullit listën e kandidatëve ia dërgon Kuvendit.

• Brenda 30 ditëve nga marrja e listës emërore, Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të tij zgjedh anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe dy komisionerët publikë nga lista e dërguar nga Avokati i Popullit, duke marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë të gjithë anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë brenda 30 ditëve, në ditën e tridhjetë e pestë Presidenti i Republikës nga lista emërore e kandidatëve të rekomanduar nga ONM përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët ose komisionerët publikë. Emrat e përzgjedhur konsiderohen të miratuar automatikisht.

Si u miratua Neni C

• Presidenti i Republikës së Shqipërisë organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të komisionerit publik. Kandidatët i paraqesin Presidentit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese sipas ligjit. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti përpilon një listë me kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit monitoron këtë proces. Nëse Presidenti nuk e përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aneksi, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

• Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët sipas ligjit. Jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

• Brenda tri ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad hoc me gjashtë anëtarë të ndarë në mënyrë të barabarte midis shumicës dhe pakicës parlamentare.

• Komisioni, me të paktën katër vota, mund të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale te lista e kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale. Komisioni, me të paktën pesë vota, mund kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit te lista e kandidatëve për votim. Brenda dhjetë ditëve nga krijimi i tij, komisioni ad hoc i përcjell listën e kandidatëve për votim për secilin pozicion komisioneve ad hoc përzgjedhës. Dy listat e tjera nuk dërgohen për votim.

• Kuvendi krijon brenda dhjetë ditëve dy komisione ad hoc përzgjedhëse të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare, ku një komision ka 12 anëtarë dhe një ka 6 anëtarë.

• Brenda 30 ditëve nga konstituimi i komisionit ad hoc, secili anëtar i komisioni me 12 anëtarë përzgjedh një kandidat për komisioner nga lista e kandidatëve për votim pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për një kandidat. Komisioni përzgjedh më pas dy kandidatë nga lista e kandidatëve për votim për komisionerë publikë përmes një votimi, ku dy kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesit përzgjidhen me short. Dy kandidatë zëvendësues për secilin pozicion përzgjidhen në të njëjtën mënyrë si për komisionerin publik.

• Brenda 30 ditëve nga konstituimi i komisionit ad hoc, secili prej 6 anëtarëve të komisionit përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për gjyqtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pa debat, përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për një kandidat. Komisioni më pas përzgjedh gjyqtarin e shtatë nga kandidatët e mbetur të listës së kandidatëve për votim përmes një votimi të thjeshtë, ku kandidati me më shumë vota quhet i përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesi përzgjidhet me short. Dy gjyqtarë zëvendësues për secilin pozicion përzgjidhen në të njëjtën mënyrë si për gjyqtarin e shtatë.

• Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga dy komisionet ad hoc përzgjedhëse përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me 3/5-tat e votave të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok.

• Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditësh. Kuvendi, brenda 10 ditëve, mund ta rrezojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3-tat e të gjithë anëtarëve. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj.

(panorama / r.a)

Next Post

DETAJE / Autori i masakrës në Mynih, një 18-vjeçar iranian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Policia- herë  si zot, herë si mallkim

August 6, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

August 6, 2026
Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

August 6, 2026
Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

August 6, 2026
Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

August 6, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

August 6, 2026
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com