Reforma në drejtësi më në fund u miratua dhe tashmë të gjthë duken të lumtur. Deputetët u panë mjaft të qeshur pasi kjo legjislaturë përmbushi objektivin madhor, miratimin e reformës në drejtësi.
Kjo arritje duket se shërbeu edhe për të ulur gjakrat brenda Partisë Socialiste. Kritikat e panumërta të deputetit Vladimir Kosta në adresë të ministrit Arben Ahmetaj disa ditë më parë, kur njoftoi edhe largimin nga PS, tashmë janë lënë pas.
Në seancën e djeshme, Arben Ahmetaj dhe Vladimir Kosta u panë të dilnin në foto së bashku mjaft të qeshur. Madje Kosta, duket që i hedh dorën në qafë Ahmetajt. Më në fund paqe?/a.m.