Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh i bindur për miratimin e reformës në drejtësi. “Rrini të qetë, reforma do të miratohet sot. Edhe pse me Bashën është e vështirë të biesh dakord”, tha ai.
I pyetur nëse sot nuk miratohet reforma në drejtësi, a do të ketë nesër një qeveri PS-LSI, Bushati u shpreh: “Kjo është një çështje më pak e rëndësishme sesa reforma. Të gjithë kanë rënë dakord që reforma ka të bëjë me fatin e vendit. Ndërsa çështje e numrave dhe besueshmëria në një koalicion zgjidhet me çështje kushtetuese. Do të preferoja që paketa e ndryshime kushtetuese të kishte një mbështetje. Me zotin Basha është vështirë të biesh dakord, sepse sot është ditë siç e shohim unë dhe ti, por nëse pyesim Bashën mund ta bëjë ditën natë dhe natën ditë”.
ma.me