Duket se gjërat në orët e vona të mbrëmjes së sotme nuk po shkojnë siç duhet për momentet e fundit të reformës në drejtësi. Deputetët e PS kanë braktisur mbledhjen e komisionit të posaçëm dhe nuk dihet përse.
Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një status në Facebook shkruan se deputetët e PD po presin për të nisur mbledhjen “për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…”
Por sipas tij, “shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…”
Sakaq, më herët ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri thirrje grupit të negociatorëve të reformës në drejtësi të mblidhen brenda ditës së sotme për të përfunduar draftin hibrid.
“Kryetari Kuvendit Ilir Meta kërkon nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i dites se hene qe te rimblidhet sa me pare, brenda dites se sotme, per te finalizuar detajet perfundimtare te daftit hibrid, pas dakortesimit te paleve ne frymen e konsensusit te prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn”, thuhej në njoftimin për mediat nga Kuvendi.
Statusi i Strazimirit:
LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi:
Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…
Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…
Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në … mbledhjen që ende s’po mblidhet…