Ai ka biseduar sot paradite me Ermal Brook, kryetarin e Partive Popullore Evropiane i cili duhet të paralajmëronte Bashën, se nëse nuk votonte reformën, Partia Demokratike do të përjashtohej nga Partitë Popullore Evropiane.
Pas kësaj Basha i ka premtuar se do tërhiqej, pasi kishte folur dhe me Komisionerin Hahn, por i kërkuar atij si nder një telefonatë nga Kancelarja Merkel me qëllim që ta shiste si fitore tërheqjen nga refuzimi i reformës dhe të shpëtonte PD nga përjashtimi prej PPE.
E gjitha ju garantua, pasi Basha të dilte e të pranonte se do të votonte reformën.
Biseda me Komisionerin Hahn ishte planifikuar qysh dje dhe pasi palët rakorduan qëndrimin se si të nxirrnin nga ngërci antiperëndimor PD, Basha doli pranoi se do votonte reformën.
Pjesa teatrale ishte ajo kur e paraqiste si fitore. Si fitore ndaj kujt?. Ndaj Perëndimit apo PS? Se PS ja ka lënë letrën e bardhë ka një javë, dhe i ka thënë shkruaj cfarë të duash, boll ta pranoj Perëndimi!
Tema
Mero Baze
i papare
Kaq poshte ke rene