Aeroplanët ushtarakë të SHBA-ve kanë vrarë më shumë se 85 civilë duke përfshirë fëmijë për shkak se menduan që ishin luftëtarë të Shtetit Islamik.
Ngjarja ndodhi në Siri, ku tetë familje u goditën derisa ishin duke u përpjekur për të kaluar nëpër zonën e luftës gjatë këtij sulmi vdekjeprurës.
Vëzhguesi britanik për të drejtat e njeriut me bazë në Siri, ka thënë se sulmet kanë ndodhur gabimisht për shkak se civilët ishin ngatërruar për militantë islamikë.
Ky është njëri ndër bombardimet e para të bëra nga avionët e marrë nga baza ajrore e Incirlik në Turqi që nga puçi i dështuar./a.m.