Kancelari austriak, Christian Kern deklaroi se, nëse Ankaraja rivendos dënimin me vdekje, atëhere bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duhet të përfundojnë automatikisht.
”Nëse rivendoset dënimi me vdekje, atëhere Turqia po e vendos veten jashtë konsensusit të vlerave”, deklaroi Kern në stacionin televiziv privat austriak, Puls 4.
”Kjo nënkupton që bisedimet e anëtarësimit do të jenë të detyruara të përfundojnë”, theksoi ai.
”E gjithë struktura e bashkëpunimit mes BE-së dhe Turqisë ka nevojë të ridimensionohet, përfshirë marrëveshjen për refugjatët”, shtoi Kern.