Është ekstraduar nga Greqi, Andrea Kadena pasi ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burg.
Policia njofton se 30-vjeçari, Kadena është dënuar në vitin 2011 me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Andrea Kadena’, thuhet në njoftimin e Policisë.