Turqia mund të humbasë anëtarësinë e saj në NATO nëse dështon në mbështetjen e principeve të demokracisë, pas tentativës për grusht shtetit fundjavën e shkuar. Ky është paralajmërimi që vjen nga SHBA-të ndaj Turqisë.
SHBA-të nxisin qeverinë turke të përkrahë rendin demokratik gjatë zhvillimeve që pasojnë tentativën e dështuar për grusht shteti, e cila alarmoi SHBA-të dhe BE-në.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me shefen e politikës së Jashtme në BE, Federica Mogerini, sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, shprehu mbështetjen e qartë për “qeverinë e zgjedhur nga populli në Turqi”, por shtoi se “ne nxisim qeverinë turke të ruajë standardet më të larta në respekt të institucioneve demokratike të vendit dhe ligjit”.
“Ne do të japim mbështetjen tonë për t’i çuar organizatorët para drejtësisë, por në të njëjtën kohë, por e gjejmë me vend të theksojmë rëndësinë që ka ruajtja e demokracisë”, tha Kerri.
ma.me