• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: SHBA, një vend në shpërbërje

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara nuk po gjejnë qetësi. Rishtazi u qëlluan për vdekje policë, shqetësimi për trazira të reja po rritet. Çfarë po ndodh në vendin mëmë të demokracisë? Ines Pohl analizon në DË.

Shtetet e Bashkuara po japin simptoma të rrezikshme: Provën se sa shpejt shoqëritë demokratike mund të humbasin ekuilibrin, në një botë, ku forcat centrifugale të globalizmit po e shkatërrojnë rendin e njohur politik.

Në një botë, ku njerëzit e gjejnë shpëtimin tek nacionalizmi dhe në botën digjitale nuk gjejnë qetësi për shkak të tensionimit të vazhdueshëm. Kontekstet e ngjarjeve nuk analizohen më, siç është e nevojshme. Në vend të kësaj gjenden shpejt fajtorët, bota ndahet në të mirë e të këqij, në “ne” dhe “ata”.

Pjesa e pasur e botës duhet të ndajë

Për shkak se realiteti është bërë shumë i lodhshëm dhe nuk ofron përgjigje të thjeshta më, për shkak se një analizë e ndershme konkludon me idenë se pjesa e pasur e botës duhet të ndajë, sepse ajo e varfra nuk e shikon më pabarazinë në mënyrë paqësore – ndodh kjo që po ndodh.

Për këtë arsye në vendin e emigracionit, SHBA është rritur agresiviteti mes kulturave të ndryshme, feve dhe ngjyrës. Prandaj vriten përditë njerëz në rrugë, nxënës shkolle dhe policë. Sigurisht ligjet dorëlëshuara për armët kanë pjesën e vet këtu.

Po ashtu e vërtetë është se edhe racizmi që mendohej si i tejkaluar, luan rolin e tij. Ende.

Një gjuhë pa besueshmëri

E megjithatë ky problem ka edhe një dimension tjetër. Rendi i njohur, ashtu siç ishin mësuar njerëzit në këtë vend rrezikon të shpërbëhet. Njerëzit nuk janë më të gatshëm, të pranojnë pasojat e një rendi të ri botëror.

Politikanet e politikanët nuk po gjejnë një gjuhë të besueshme, që së bashku me institucionet, sindikatat, shoqërinë civile, policët e nëpunësit e shtetit të japin zgjidhjet e duhura.

Skenë për inskenime

Kush udhëton në vitin 2016 mes për mes SHBA-së, ndeshet me një vend që merr arratinë prej realitetit. Kësaj i përshtatet edhe fakti që president i Shteteve të Bashkuara kërkon të bëhet një njeri, që ka pasur suksese të mëdha në shout televiziv të tipit Reality-TV. Njerëzit gjejnë strehë në botëra virtuale. Bëjnë inskenime për fotot që hidhen në Snapchat, Facebook, Instagram apo media të tjera sociale.

Kush udhëton nëpër Amerikë mund të shohë, se si fëmijët 1 vjeç bëhen gati sapo shohin një kamera. Mund të shohësh se si të rinjtë të shtunave në pube, nuk flasin, por ulen përbri njëri-tjetrit për të pozuar për fotot që shkojnë pastaj online.

Realiteti po degradon në një skenë për inskenimin e jetës, që shpesh realiteti nuk e përballon dot. Ka shumë studime që arrijnë në përfundimin se për shumë vetë vizita në restorant, një shëtitje, darka familjare, “përjetohet” vërtet, vetëm kur postohen foto dhe videoklipe.

Kjo arrin edhe momente zie, si në përkujtimin para rajonit të policisë në Dallas, ku njerëzit përqafohen, në momentin që kamera është ndezur.

Donald Trump e përdor këtë realitet të inskenuar me kështjellat pompoze në sheshet e golfit, me rubineta të artë në “Trump Toëer”, ngjyrën e sprucuar të fytyrës apo flokët false. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse nuk ka substancë.

Trump e bën këtë, sepse herët ka mësuar t’i joshë njerëzit. Dhe ai është kaq shumë i suksesshëm sepse shumë njerëz sot më me dëshirë ëndërrojnë për një botë të shkuar, se të punojnë për një të re. (b.an)

Next Post

Independent: Kosova, vendi më i rrezikuar në Ballkan nga terrorizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP: Nuk e di nëse jam gati

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com