Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë denuar me vendim te formes se prere per fshehje te ardhurash, dhe ata qe jane ne proces penal per fshehje te ardhurash. Falen pa kusht dhe pa pagesë detyrimet tatimore per TVSH, tatim fitimin dhe taksën vendore të biznesit të vogël, te para 31 dhjetorit 2010 për personat juridikë dhe fizikë, qe jane regjistruar ne llogarine e tatimpaguesve ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
Falen dhe dënimet administrative (gjobat) e personave juridikë dhe fizikë për periudhën 31.12.2010 dhe më parë, për mosdeklarim në afat apo mosdeklarim, me kusht që këto deklarata të dorëzohen deri në 31 dhjetor 2016.
Nga janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, falen ne mase te plote gjobat, që janë pjese e detyrimit tatimor, të lidhura me TVSH, tatim fitim, taksën e biznesit të vogël dhe sigurimet shoqerore e shëndetësore, per tatimpaguesit e regjistruar në llogarine e tatimpaguesve, me kusht që detyrimet e lidhura me to dhe interesat të paguhen brenda 31 dhjetorit 2016.
Edhe detyrimet doganore deri ne 31 dhjetor 2010 (të kontabilizuara deri në dhjetor 2013 e të papaguara) falen, ndërsa nga 1 janari 2011 deri 31 dhjetor 2015 falen gjobat me kusht pagimin e detyrimit deri në dhjetor 2016. Ndërsa nga janari 2011 deri dhjetor 2015 falen gjobat, me kusht pagimin e detyrimit dhe interesave deri në 31 dhjetor 2016.
Brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, administrata tatimore e doganore evidenton bizneset që përfitojnë nga falja dhe brenda 3 muajve nga pagesat e parashikuara të detyrimeve behet fshirja. Ministria e Financave pritet nderkohe të nxjerrë udhezimet përkatëse per zbatimin e amnistisë. /Monitor