Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë drejt Skocisë në takimin e saj të parë zyrtar, një vizitë që pritet të shënojë vendosmërinë e saj për të mbrojtur unitetin e Britanisë së Madhe, nën kërcënimin e daljes nga Bashkimi Evropian.
May do të takohet gjatë pasdites së sotme në Edimburg me kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon që po kërcënon me organizimin e një referendumi të ri për çështjen e pavarësisë nëse interesat e skocezëve nuk merren në konsideratë.
Sulmi i ndodhur në Nisë dje në mbrëmje mund të shënojë ndryshime të axhendës së saj zyrtare. (java /r.a)