Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Nisë të Francës, ku një kamion u fut mes turmës dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 84 personave.
Mes turmës festive ka pasur edhe shqiptarë, por sipas Ministrisë, nga të dhënat e deritanishme, nuk ka asnjë shtetas të Shqipërisë të vrarë në masakër.
MPJ shton se është duke marrë masa për të ndihmuar çdo shqiptar të përfshirë në ngjarjen e mbrëmshme.
d.i.