Ndërkohë që temperaturat e larta kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Evropës, në veri të Italisë ka rënë dëborë. Duket e çuditshme, por nata mes 13 dhe 14 korrikut ka qenë e vështirë për banorët e zonës së Livinjos në Lombardi, të cilët janë zgjuar mes dëborës.
Reshjet e borës kanë shkaktuar edhe probleme në qarkullimin e automjeteve. Livinjo ndodhet veri të Itali në një lartësi prej 1800 metra mbi nivelin e detit, në kufirin italo-zviceran, në zonën e Alpeve.
ma.me