Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pashali të Beratit, ndërsa një mikrobus është rrëzuar pasi ka dalë nga rruga.
Policia njofton se viktimë ka mbetur 54-vjeçarja F.H ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj, Z.H, 60 vjeç.
Blutë e Beratit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit me targë AA 705 FL ndërkohë që grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik. (java / r.a)