Boris Johnson është emëruar ministër i Punëve të Jashtme i Britanisë, raporton The Independent.
Ish-kryetari i Londrës do të përfaqësojë Britaninë në skenën botërore, dhe do të luajë një rol kyç në negociatat për Brexit, sapo të aktivizohet Pika 50 për nisjen e negociatave, transmeton Gazeta Express.
Johnson është emërimi i dytë nga Theresa May pasi ajo u zyrtarizua si kryeministre e re e Britanisë.
Më herët, Philipp Hamond është emëruar ministër i Thesarit. (b.an)