Motoçiklisti zviceran ka vendosur rekord botëror të ri për të shëtitur me motor rreth botës.
Motoçiklisti i quajtur “Grizzly” ka arritur që me motorin e ti të modifikuar “Voctory Cross Country Tour” të shëtitet rreth kontinenteve të populluar për 119 ditë e 21 orë, transmeton koha.net.
Rekordi i mëparshëm ishte 120 ditë e 2 orë, i vendosur nga britaniku Nick Sanders, dhe në rekordi i tij ai nuk përfshinte ditët e kohën nëpër aeroporte ku i është dashur që të transportonte motoçikletën e tij rreth oqeanit. Ndërsa rekordi i Grizzly përfshin edhe kohën e kaluar në aeroporte e fluturime, transmeton koha.net.
“Shpirti i pionierëve të kaluar është rijetuar” ka thënë ai. “Nuk ka vend për t’u ndalur në këtë lloj aventure”. Koha totale e kaluar duke vozitur motoçikletën e Grizzly, është 72 ditë e 13 orë, transmeton koha.net.
Zvicerani aventurën e tij të udhëtimit e ka filluar më 12 mars në Daytona të Floridas e duke u nisur me shpejtësi nga perëndimi, pastaj jugu për të shëtitur kontinentin Amerikan Jugor.
Dhe pasi kaloi shumë kohë të gjatë duke u marrë me zyrtarët kilianë, ai për disa ditë shkoi në Australi.
Pastaj nga atje fluturoi drejtë Afrikës, e pastaj rreth Europës, e nga Rusia drejt Singaporit ku me aeroplan u nis drejt Alaskas së SHBA, para se të arrinte destinacionin prej ku u nis në Daytona më 10 korrik. (b.an)