• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stipe Mesiç i rikthehet politikës?

by A R
13/07/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç rikthehet në skenën politike në vend si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 11 shtator.

Mesiç do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të Koalicionit Popullor, i udhëhequr nga Partia
Socialdemokratike (SDP) e ish-kryeministrit kroat, Zoran Milanoviç.

Marrëveshja për kandidaturën e Mesiçit është arritur dje në takimin e përfaqësuesve të SDP-së me delegacionin e Partisë Kroate të Pensionistëve (HSU), e cila është një nga anëtaret e Koalicionit Popullor.

Lideri i HSU-së, Silvano Hrelja tha se Mesiç do të jetë kandidat për deputet në listën që përfshin rajonin e
Zagrebit.

“Mesiç na tha se dëshironte të ndihmonte Koalicionin Popullor dhe ne i thamë se do të pyesim tek partnerët e koalicionit. Pyetëm dhe ata na thanë se nuk ka asnjë problem që ai të gjendet në listë”, tha Hrelja.

Sipas marrëveshjes, Mesiç do të jetë madje në vendin e dhjetë në listën e Koalicionit Popullor, por falë modelit të votave preferenciale, ka gjasa të mëdha të sigurojë mandat si deputet.

Mundësinë për rikthimin në politikë, Mesiç e paralajmëroi nga fundi i muajit prill, kur Parlamenti i Kroacisë ia hoqi zyrën, për të cilën ai kishte të drejtë zotërimi si ish-president i vendit.

“Gjatë gjashtë viteve të fundit mundohesha të mos merrem me politikën aktuale, por pasi më nxisin në politikën aktuale, angazhimi im do të jetë i vërtetë. Në çdo rast tani do të hyjë në politikë. Isha kryetar komune, kryetar i qeverisë dhe i parlamentit, në dy mandate president i vendit si dhe president i fundit i Jugosllavisë. Kam përvojë të pasur”, thotë Mesiç. (java / r.a)

Next Post

Gjendet i vdekur ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com