Situata në Partinë Demokratike duket se është tejet kaotike pas refuzimit të propozimit të Nuland mbi reformën. Në mbledhjen e grupit të PD ka pasur tensione të shumta pasi zyrtarisht PD doli kundër ndërkombëtarëve.
I pari që ka folur “çuditërisht” ka qenë Berisha. Ai tha prerazi se ndërkombëtarët nuk duhet të kenë asnjë rol në vendimmarjet e drejtësisë. Sipas ish-kryeministrit ndërkombëtarët duhet të kenë vetëm rol vëzhgues, asgjë më shumë. Fjalët e tij u përsëritën edhe nga kryetari Lulzim Basha.
Por brenda PD ka edhe deputetë që e mendojnë ndryshe, si Astrit Patozi i cili tha se PD po del kundër vetes së vet.
“Ne kemi kërkuar vetë si PD që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në proces si garanci, tani duket sikur kemi ndryshuar mendim”, tha Patozi.
“Ne kërkuam rolin e operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Nuk mund të marrim koston e moskoherencës sonë. Puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë tani. Drafti i reformës u përmirësua 90% me ndërhyrjet tona. Jemi identifikuar që nuk e duam reformën në drejtësi.”- u shpreh deputetja Bregu.
Pas këtyre debateve, ish-kreu i demokratëve Sali Berisha është larguar nga mbledhja e grupit parlamentar.
ma.me