Presidenti Barak Obama thotë se “100 mijë punëtorë amerikane dhe komunitetet e tyre” do të ndikohen drejtpërdrejt nga vota negative e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj një projekt-ligji për tregtinë globale.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, zoti Obama tha se u bën thirrje ligjvënësve që votuan kundër projektligjit të reflektojnë për hir të punëtorëve, familjeve dhe komuniteteve të tyre.
Axhenda ambicioze e presidentit për tregti të lirë në Azi-Paqësor mori dje një goditje të rëndë në Dhomën e Përfaqësuesve ku u hodh poshtë neni i ligjit që parashikon asistencë për punëtorët që do të humbisnin punën si rezultat i kësaj marrëveshjeje për tregti të lirë.
Projektligji u hodh poshtë si nga ligjvënës republikanë, ashtu edhe nga disa demokratë të partisë së presidentit, megjithëse për motivacione të ndryshme. VOA