Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut kanë dalë sot kundër vendimit të Këshillit të Ministrave të 8 qershorit në lidhje me pagesat e PAK.
Kreu i Shoqatës, Sinan Tafaj tha sot se me këtë vendim cenohet kompensimi financiar i Personave me Aftësi të Kufizuara duke dhënë edhe detaje.
“Kjo VKM cenon përfundimisht kompensimin financiar të PAK. Pagesa e aftësisë së kufizuar do t’i hiqet të gjithë atyre që kanë pensione invaliditeti apo pleqërie sipas ligjit 7703 për pensionet apo atyre që kanë rroga apo të ardhura të tjera. VKM i heq pagesën e invaliditetit personave nën 2 vjeç. Nga 1 shtatori pagesat e PAK do t’i referohen pensionit social 67 mijë lekë”, tha Tafaj.
BW/d.i.