Lorik Cana është shprehur i lumtur me fitoren e Shqipërisë ndaj Francës, duke thënë se tashmë edhe skuadrat tjera do të kenë më shumë frikë nga Shqipëria.
“Edhe pse nuk ishte e vlefshme me pikë, por fitorja ishte fantastike”, tha Cana për mediat pas takimit.
“Ne jemi në një rrugë në të cilën e dimë se ku duam të shkojmë edhe pse është shumë e vështirë. Duhet akoma shumë përqëndrim dhe dëshirë shumë e madhe. Kjo ndeshje na ka ndihmuar që të vazhdojmë më tutje në ndeshjet vendimtare që i kemi në shtator dhe tetor. Fitorja ndaj Francës ka bërë që edhe kundërshtarët tjerë të frikësohen tashmë nga ne. Kjo fitore është shpërblim i një punë që kemi filluar disa vite më parë. Është shpërblim për këtë vend për këtë popull. Nuk është e drejtë që ata t’i dëshpërojmë. Ne do të tentojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi”, përfundoi Cana.