Dy persona janë vrarë nga demat dje në Spanjë, midis tyre një toreador profesionist, gjatë një beteje para syve të spektatorëve dhe direkt në televizion.
29-vjeçari Victor Barrio vdiq pasi demi i nguli bririn në gjoks.
Gruaja e Barrios, Raquel Sanz, ishte midis spektatorëve në stadium dhe pa të shoqin teksa vritej nga demi
Barrio është i pari që vdes në luftë me demin që më 1985, kur viktima ishte José “Yiyo” Cubero.
Personi i dytë i vrarë ishte në vrapimin e famshëm me demat në Pamplona. 28-vjeçari vdiq kur briri i demit iu ngul në zemër e mushkëri, teksa po përpiqej t’i vinte në ndihmë një asistenti të vrapuesve. Është i dyti person në dy vitet e fundit që vritet në vrapimin e Pamplonës.
D.I.