Të paktën 38 civilë janë vrarë sot në pjesë të qytetit të dytë më të madh sirian, Alepo, të cilat janë nën kontrollin e qeverisë siriane, si pasojë e bombardimeve me artileri nga rebelët.
Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 fëmijë dhe 13gra, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili e monitoron konfliktin, përcjell Gazeta Express.
Përkundër armëpushimin tashmë të skaduar të shpallur nga ushtria siriane këtë javë, qeveria siriane dhe forcat e saj aleate kanë avancuar këtë javë drejt rrugës së vetme që çon në pjesën opozitare të qytetit, “Rruga Castello”.
Forcat siriane tani gjenden vetëm 500-1000 metra larg kësaj rruge, thonë burimet, duke e sjell rrugën në një zonë luftuese dhe duke bllokuar mes 250 mijë dhe 300 mijë njerëz në pjesë të kontrolluara nga opozita në Alepo./Express/a.m.