Një makinë është filmuar nga qytetarët teka ecte në autostradën Tiranë-Durrës me bagazhin hapur.
Asgjë e pazakontë deri këtu, por rreziku I vërtetë që kanoset është pasi në bagazhin e saj janë disa bombola gazi.
Shoferi i një makine pas automjetit në fjalë ka filmuar videon duke shprehur habi për atë që po ndodhte. “E mban hapur për ajrosje?”, – dëgjohet ai në video ndërsa makina para tij transportonte bombola gazi pa asnjë siguri. Kështu, në rastin më të keq shpërthimi i këtyre bombolave për shkak të temperaturave të larta do të sillte dëme shumë të mëdha./a.m.