Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren për sigurinë dhe transportin e vlerave monetare nga Bankat vetëm një muaj para se të ndodhte vjedhja në ambientet e Aeroportit të Rinasit.
Kjo rregullore e cila tashmë është në fuqi përcakton kërkesat minimale për sigurinë në ambientet në të cilat ushtrohen veprimtaritë bankare si dhe për transportin e vlerave monetare, me qëllim zhvillimin normal dhe në mënyrë të sigurt të këtyre veprimtarive.
Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, zyrat e këmbimit valutor dhe subjektet financiare jobanka, që kryejnë veprimtari financiare me sportel dhe/ose me agjentë.
Rregullorja e re lejon bankat në vlerësimin e tyre të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.
Rregullorja e re nuk është se ka ndryshuar thelbësisht kërkesat për transportin e vlerave monetare.
“Bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare. Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të
miratuara në zbatim të tij. Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”” përcaktohen në rregulloren e re të bankës./Monitor/a.m.
Ja rregullorja e plotë:
KËRKESAT MINIMALE PËR SIGURINË DHE TRANSPORTIN E
VLERAVE MONETARE NË BANKA
Neni 5
Procedura dhe struktura për sigurinë
1-Banka harton dhe miraton procedura për sigurinë e punonjësve, klientëve, vlerave monetare dhe aktiveve të saj.
Banka ka në strukturën e saj organizative një njësi të veçantë për sigurinë, e cila ka për detyrë:
- a) planifikimin, hartimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e procedurave dhe masave për sigurinë;
- b) implementimin e akteve ligjore dhe nënligjore të fushës së sigurisë, në aktet rregullative të bankës degës së bankës së huaj;
- c) koordinimin me agjencitë ligjzbatuese apo institucione të tjera, për çështje të sigurisë dhe emergjencave civile.
- Në çdo degë dhe agjenci të bankës caktohet një punonjës, i cili krahas detyrave të tij, është përgjegjës edhe për zbatimin e procedurave dhe masave për sigurinë.
- Banka rishikon në mënyrë periodike dhe përditëson procedurat dhe masat për sigurinë.
Neni 6
Kërkesa të përgjithshme për sigurinë në ambientet e bankës
- Banka ushtron veprimtaritë në ambiente, të cilat plotësojnë minimalisht kërkesat e mëposhtme:
- a) kanë hapësirat e nevojshme dhe kushte të përshtatshme për mirëmbajtjen e dokumentacionit, si dhe të vlerave monetare;
- b) kanë miratimin nga shërbimet e MZSH-ve përkatëse për masat e marra ndaj zjarrit;
- c) janë të arritshme nga njësitë e specializuara të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare;
- d) kanë qartësisht të ndara:
- zonën e pritjes së klientit,
- zonën e arkëtarëve,
iii. zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike,
- zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe informacionit;
- e) janë të pajisura me një burim të dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike.
- Banka lidh kontratën e sigurimit të vlerave monetare fizike me shoqërinë e sigurimit të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Banka njofton strukturat përkatëse të Policisë Vendore për adresën ku do të hapet apo transferohet dega dhe/ose agjencia e saj.
- Banka lidh kontratë me SHPSF-të për:
- marrjen dhe verifikimin e sinjalit të alarmit (Licencë e nënkategorisë “I.3.A”);
- sigurimin e jashtëm dhe/ose të brendshëm (Licencë e nënkategorisë “I.3.A”);
iii. transportin e vlerave monetare (Licencë e nënkategorisë “I.3.B”).
Kontratat sipas pikës 4 të këtij neni duhet të kenë të specifikuar bankën, degën apo agjencinë, për të cilën lidhet kjo kontratë.
Neni 7
Kërkesa për zonën e arkëtarëve
- Zona e arkëtarëve duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
- a) të jetë e vendosur në një ambient të veçantë dhe të ndarë nga zonat e tjera nëpërmjet “Sportelit”;
- b) të jetë e monitoruar me telekamera për secilin vend pune të arkëtarëve;
- c) të ketë butona ose pedana alarmi në secilin vend pune të arkëtarëve;
- d) të ketë minikasaforta ose sirtarë të posaçëm për mbajtjen e vlerave monetare fizike.
Neni 8
Kërkesa për zonën e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare
- Zona e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
- a) të jetë në një vend të sigurt, plotësisht të ndarë nga zonat e tjera;
- b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
- c) të ketë mbrojtje elektronike me:
- sensorë sizmikë;
- sensorë lëvizjeje;
iii. sensorë tymi.
- d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
- hyrjen për në këtë zonë,
- ambientin e brendshëm.
Neni 9
Kërkesa për zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë së informacionit
1.Sistemet e teknologjisë dhe të informacionit vendosen në një zonë të veçantë dhe në brendësi të ambienteve të bankës.
- Zona ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe të informacionit duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
- a) të jetë një zonë plotësisht e ndarë nga zonat e tjera;
- b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
- c) të ketë mbrojtje elektronike me:
- sensorë lëvizjeje,
- sensorë tymi,
- d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
- hyrjen për në këtë zonë,
- ambientin e brendshëm të saj.
Neni 10
Kërkesat për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike
- Banka merr masa për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
- Banka për sigurinë e ambienteve me anë të sistemeve elektronike, përveç përcaktimeve të neneve 7, 8 dhe 9, plotëson edhe kërkesat e mëposhtme:
- a) ka telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë:
- sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm;
- zonën e qëndrimit të konsumatorëve;
iii. sportelin;
- veprimet në ATM;
- rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare.
- b) kanë pajisje të veçantë dixhitale për regjistrimin e pamjeve, e cila:
- vendoset në një ambient të sigurt, duke përjashtuar zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike;
- kohën e ruajtjes së regjistrimeve e ka jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
- c) kanë monitorim të zonave të bankës, në rastet kur nuk ka pamje të
drejtpërdrejtë të tyre, në zyrën e:
- drejtuesit të degës/agjencisë; ose
- përgjegjësit për sigurinë.
- d) kanë mbrojtje elektronike me:
- sensorë lëvizjeje;
- sensorë tymi;
iii. sensorë të lagështirës;
- butona alarmi të montuar në zyrën e drejtuesit/përgjegjësit për sigurinë, të degës apo agjencisë;
- sirenë alarmi e brendshme ose e jashtme.
- e) sisteme për transmetimin e sinjalit të alarmit, të paktën në një nga qendrat e kontrollit në:
- strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit;
- SHPSF-së me të cilën ka kontratë;
iii. njësinë e sigurisë të vetë bankës.
- implementimi, përpunimi, administrimi dhe ruajtja e të dhënave të përfituara nga sistemet e mbrojtjes elektronike, bëhet në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
- Procedurat për implementimin, administrimin dhe funksionimin e sistemeve të sigurisë, ndiqen në vijimësi nga njësia për sigurinë në Bankë, përcaktuar në nenin 5, pika 2 të kësaj rregulloreje.
Neni 11
Kërkesat për mbrojtjen me personel sigurie
- Bankat marrin masa për sigurimin e brendshëm gjatë orarit të punës, të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.
- Përjashtohen nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni agjencitë bankare, marrja e masave për të cilat vlerësohet nga vetë banka, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar.
- Bankat në vlerësimin e tyre, mund të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.
Neni 12
Kërkesat për transportin e vlerave monetare
Bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare.
- Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të
miratuara në zbatim të tij.
- Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”