Nga zona e Kombinatit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia,j nisi sot konsultimet me qytetarët për planin e përgjithshëm vendor.
Veliaj shprehu gadishmërinë e tij për të punuar për kryeqytetin dhe propozoi qe zona Kombinat-Vaqarr të shpallet zonë e re industriale.
“Propozimi që ne kemi është që të fillojmë t’i bëjmë gjërat me sistem për të transformuar zonën e Kombinatit. Transformimi konkret është që t’i japim trajtën e një qytetit brënda qytetit, që të shpallet si zonë e re industriale. Kemi filluar të inkurajojmë disa kompani gjermane për të punuar në këtë zonë”, tha Veliaj.
Po ashtu, për të inkurajuar kompanite e bizneset që do të punojnë në zonën e kombinatit, ata do të paguajnë më pak taksa.
“Kemi bërë një propozim edhe për çështje të zhvillimit, që të shohin këtë zonë si vend investimesh. Për këtë do të inkurajojmë duke ulur taksat për zonën e Kombinatit, nëse kompanitë vendosin të zhvendosen në Kombinat”, shtoi Veliaj.
“Kemi propozuar rrethimin e Tiranës me 2 milione pemë. E dimë që është një projekt ambicioz, por që duke punuar ne mund të bëjmë shumë gjëra për Tiranën. Vendimi i guximshëm që kemi marë është që të rrethojmë Tiranën me këto pemë, për një jetë të shëndetëshme”, nenvizoi ai.
Veliaj nuk la pa përmendur edhe investimet në infrastrukturë që do të ketë në zonën e Kombinatit, por edhe rehabilitimin e varrezave të Sharrës. (java / r.a)