Çiftet në të kaluarën nuk bënin seks deri në ditën e dasmës, por kjo gjë ka ndryshuar shumë me kohë.
Tani për shumë çifte në botë seksi nuk është tabu dhe shumica bëjnë seks shumë kohë përpara se të martohen, e po të virgjër ose jo është zakon që në natën e parë të martesës çiftet të bëjnë seks.
Por kjo gjë tashmë ka ndryshuar dhe sipas një studimi 52 përqind e çifteve të martuara nuk kanë bërë seks në natën e parë të martesës, transmeton Klan Kosova.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Bluebella i cili ka përfshirë rreth 1 mijë të rritur, shumica e tyre nuk kanë bërë seks në natën e parë të martesës pasi që kanë qenë të lodhur dhe të dehur pas një dite të gjatë.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga arsyet që të anketuarit kanë thënë pse nuk kanë kryer seks gjatë natës së martesës.
Tepër të lodhur
Shumë të dehur
Në vend të seksit, kalon kohë me familjarë dhe miq
Është një ditë që ka të bëjë me dashurinë e jo me seksin
Shumica kanë bërë seks mëngjesin pas natës së dasmës.