Kreu i PDK, Nard Ndoka, ka komentuar në Facebook tryezën e opozitës për Reformën në Drejtësi.
Sipas Ndokës, propozimi i ri i PD i hap rrugën konsensusit, ndërsa ai shkruan se shpreson që data 21 Korrrik do të mbetet si datë kthese për sistemin e drejtësisë.
Postimi i plotë i Ndokës:
Takimi sot me Opoziten, informim mbi propozimin e ri, per te mundesuar konsensusin maxhorance-opozite.
Kontaktet do jene të vazhdueshme në ditët në vijim më të gjithë faktorin politik në Kuvend dhe me institucionet nderkombetare.
PDK, i qendron variantit, qe reforma ne drejtesi te miratohet nga palet me konsensus në Kuvend.
Opoziita me propozimin e ri një hap më afër kompromisit.
PDK, do vazhdoje te inkurajoje konsensusin, si mundesia e vetme per miratimin e reformes.
Shpresojme se data 21, do mbetet si date kthese per sistemin e drejtesise dhe te vete politikes shqiptare.