Sylvester Stallone mbush 70 vjeç, edhe pse ka interpretuar shumë role në karrierën e tij, ai mbetet i lidhur vetem me dy personazhe: Rocky dhe veterani i luftës në Vietnam,Rambo.
“Jeta ime ka qenë 96% falimentim dhe 4 % sukses “, ka deklaruar Stallone. “Rocky ishte suksesi im më i madh , një nga gjërat që më kanë dalë vërtet mirë”.
Falimentimi më i afërt është ai i natës së fundit të çmimeve Oscar, kur u shua ëndrra për të shtrënguar statujën si aktori më i mirë protagonist për filmin “Creed-I lindur për të luftuar”.
“Sigurisht do të doja një karrierë më të larmishme. E kam zili Tom Hanks që ka bërë një punë të pabesueshme dhe ka interpretuar shumë role të ndryshme “, shprehet Stallone. “Por çdo herë që tentoja të bëja diçka ndryshe dëgjoja që po përpiqesha t’i ndryshoja fytyrën personazhit tim”. Dhe kështu Stallone italiani mbeti i mbërthyer nga ato dy role ikone.
Përpara se të interpretonte Rocky dhe Rambon aktori kishte luajur vetëm pjesë të vogla. Në një farë pike Stallone vendos të marrë në dorë karrierën e tij dhe shkruan një histori, e lind kështu Rocky, dhe pak kohë më vonë vjen dhe veterani i luftës së Vietnamit, Rambo.
Më pas erdhën disa role të ndryshme, komedi, film aksion si “Tango & Cash” (1989), “Cliffhanger – Sfida e fundit” (1993) e “Demolition Man” (1993). Së afërmi është shfaqur në filmin “Mercenarët”, përkrah Mickey Rourke, Harrison Ford, Arnold Schwarzenegger e Mel Gibson.
ma.me