• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

400 familje, të shpronësuara në ’94 për ujësjellësin e Bovillës, do të kompesohen

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

400 familje, të shpronësuara që prej vitit 1994 për ndërtimin e ujësjellësit të Bovillës, pas një kalvari 22 vjeçar do të gëzojnë të drejta të plota mbi ndërtesat dhe trojet e tyre, të caktuara si kompesim.  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit miratoi sot projektligjin e paraqitur nga Ministria e Zhvillimit Urban , “Për programet sociale të strehimit”. Nëpërmjet projektligjit, 400 familjeve do t’u jepet mundësia të disponojnë, në mënyrë të plotë, pasuritë e akorduara më parë, si formë kompensimi për humbjen e banesave të tyre, për shkak të veprës publike të ujëmbledhësit të Bovillës.

Në mbledhjen e sotme të komisionit kuvendor morën pjesë, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame, të cilët informuan deputetët mbi rastin e Bovillës, por edhe lidhur për procesin e rishikimit të ligjit për Programet Sociale të Strehimit në tërësi, nisur në Mars të këtij viti.

“Në fund të korrikut ne përfundojmë draftin e parë të ligjit të rishikuar, i cili do t’i shpërndahet ekspertëve, shoqërisë civile, donatorëve, botës akademike, shoqatave që përfaqësojnë interesat e grupeve vulnerabël, bashkive dhe ministrive apo institucioneve publike që adresojnë çështjet që lidhen me grupet vulnerabël, për të marrë mendimet dhe sygjerimet e tyre.

Qëllimi ynë është që nëpërmjet ndryshimeve ligjore në ligjin aktual të strehimit të bëjmë të mundur përfshirjen e sa më shumë kategorive në nevojë, të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, si përfitues direkt të programeve të strehimit, të cilat gjithashtu do të reformatohen për t’ju përgjigjur nevojave aktuale për strehim”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Më tej ajo nënvizoi  se ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Programet Sociale të Strehimit”, jo vetëm që nuk sjellin asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit, por dhe i japin zgjidhje përfundimtare shqetësimit të 400 familjeve të shpërngulura nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës, çështja e të cilëve duhej të ishte zgjidhur kohë më parë.

“Organet e njësive të qeverisjes vendore përgjegjëse për paisjen e të 400 familjeve me dokumentacionin e pronësisë, në 22 vite nuk kanë kryer asnjë veprim për përfundimin e procedurave administrative të nevojshme për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin e dhënë si kompesim për këto familje. Së dyti, fenomeni i ndërtimeve informale që pllakosi si gangrenë në këto 20 e kusur vite të gjithë territorin ka penguar përfundimin e procedurave ligjore për kalimin në pronësi të pasurive të paluajtshme në favor të këtyre 400 familjeve”, tha Ministrja Gjermeni, e cila theksoi edhe një herë angazhimin e Qeverisë për legalizimin e pjesës më të madhe të ndërtimeve informale brenda këtij mandati qeverisës. Drejtori i përgjithshëm i ALUZINI në përgjigje të pyetjeve të deputetëve bëri me dije se, deri më tani nuk është evidentuar asnjë grup tjetër i madh familjesh të patrajtuara ligjërisht për të drejtën e tyre mbi pronën, siç ishte rasti i Bovillës.

ma.me

 

 

 

 

Next Post

Përse duhet të konsumoni brokoli, efektet pozitive në shëndet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com