Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze të historianit turk pranë varrit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Historiani turk e quajti Skënderbeun terrorist që ka vrarë njerëz të pafajshëm. Ai e krahasoi heroin tonë me terroristët kurdë. Kryebashkiaku i Lezhës e dënoi me forcë këtë akt në reagimin e tij.
“Dënoj me forcë aktin e historianit turk në varrin e Skënderbeut. Distancohemi nga raste të tilla”, tha Frrokaj./a.m.