Ai është arrestuar pas ngjarjes, por tani mediat greke shkruajnë se policia ka në dorë të dhëna që e implikojnë serbin si të përfshirë në vrasjen mafioze.
Bëhet fjelë për telefonatat dhe mesazhet që ai ka shkëmbyer nga telefoni i tij me disa të huaj para ekzekutimit.
Mediat greke shkruajnë se 42-vjeçari, atlet në artet marciale pak kohë para se vrasësit të hynin në restorant, ai ishte duke folur në telefon.
Telefonata që e akuzon ka të bëjë me momentin kur ai u thotë bashkëbiseduesve të panjohur: “Hajde…Po, këtu jemi…Po ulemi në tryezë.”
Madje serbi u dërgonte vazhdimisht mesazhe bashkëbiseduesve që ende janë të panjohur për policinë.
Ndërsa pak minuta para se vrasësit të hynin në restorant, 42-vjeçari u tha kolegëve se po shkonte në tualet dhe sapo u ngrit nga tavolina vrasësit hynë brenda dhe qëlluan me kallashnikovë biznesmenin dhe çiftin që ishte në tryezë me ta.
Policia qipriote kërkoi zbardhjen e lidhjes telefonike dhe detajet e njeriut që e këshilloi biznesmenin për të punësuar truprojen serb.
Sipas informacioneve nga Policia e Qipros, mbrëmjen e vrasjes së punëdhënësit të tij, Dejan Loy ishte ulur në tryezë me truproja të tjera të armatosura teksa biznesmeni qipriot ishte duke ngrënë pranë tij në shoqërinë e dy miqve policë./Panorama/a.m.