Një 13-vjeçare nga Saranda rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Denoncimi është bërë nga e ëma e vajzës që u paraqit në policinë e qytetit bregdetar.
Për momentin nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë policia po heton në disa pista.
“Më datë 03.07.2016, shtetasja F.Q vjeç 45, banuese në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza L.Q, vjeç 13. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim”, bën me dije policia./a.m.