• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Provokacioni i panevojshëm i atij që shan varret

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

A shkon dot njeri sot tek mauzoleu i Ataturkut në Ankara, për t’i numëruar njëqind e një të zeza, para varrit të tij dhe në prani të simboleve kombëtare e rojeve të sigurisë?! Po tek varri i Napoleon Bonapartit në “Les Invalides” në Paris, a mendoni se mund të shkojë dikush, për t’ja numëruar ish-perandorit miliona të vrarët, Vaterlonë dhe gjithçka tjetër që armiqtë e tij të djeshëm e të sotëm, ja llogarisin si anë negative? Po tek varri i ish-presidentit Kenedi në varrezat e Arlingtonit, a mund të shkojë dikush e të fillojë nga sharjet me zë të lartë në adresë të të vdekurit?

Natyrisht që kjo do të ishte një ide e çmendur dhe e panevojshme në të gjitha rastet. Turqit, francezët dhe amerikanët, por dhe popujt e tjerë në të katër anët e globit, kanë të drejtë t’i nderojnë themeluesit e shteteve të tyre apo liderët e rëndësishëm politikë. Është një shenjë mëse normale respekti e përluljeje ndaj emrit që ata kanë lënë në histori. Popujt e civilizuar të botës, kanë të gjithë të drejtën e botës që të identifikohen me datat dhe figurat e mëdha të historisë së tyre kombëtare.

Një historian turk që mesa duket e paska shumë të zhvilluar sensin e provokacionit, por që mesa duket qenka edhe një njeri i kompleksuar nga një pjesë e historisë së kombit të tij, nuk ka përtuar të fyejë rëndë emrin, figurën, por edhe eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, teksa ka mbajtur një fjalim të ulët sharjesh e fyerjesh në adresë të tij. Ky person ka derdhur mbi muret, simbolet dhe mbi pllakën e varrit të heroit tonë kombëtar, një mllef të vjetër perandorak, i cili sot, kur historia është shkruar e rrëfyer me kohë nga të gjitha palët, ngjan më shumë se kurrë i kompleksuar, jashtë kohe dhe i panevojshëm. Krahasimi injorant dhe totalisht jashtë kontekstit, që ai i bën Skënderbeut, me partinë e kurdëve dhe aktet e tyre terroriste ndaj shtetit turk, bën jo vetëm të shqyhen gazit edhe gurët e rrugicave, por janë edhe prova më flagrante e përçartjeve lunatike që ky pseudo-historian derdhi në Lezhë, para eshtrave të Gjergj Kastriotit.

Shumëkush ka pikëpamjet e veta për Skënderbeun dhe epokën e tij. Komuniteti akademik, historianët dhe të apasionuarit e kësaj figure historike, kanë shkruar e folur jo pak për trashëgiminë dhe rolin e tij në epokën kur shqiptarët tentuan të dalin nga hija e rëndë e perandorisë otomane. Në dy dekadat e fundit është debatuar jo pak për Skënderbeun, edhe nga autorë që kanë vënë pikëpyetje therëse mbi veprën dhe thelbin e figurës së heroit tonë kombëtar.

Por provokimi i panevojshëm para varrit të Gjergj Kastriotit, është një gjest jo vetëm i shëmtuar, por edhe i rrezikshëm. Nëse ky zotëri ka kërkuar të na tregojë se shpërfill durimin dhe vetëpërmbajtjen e një populli dhe të shtetit të tij, abuzimi me mikpritjen nuk ka pse të marrë thjeshtë heshtje dhe pasivitet nga qeveria shqiptare. Ky person meriton të mos lejohet më të vizitojë një vend, ku siç e thotë edhe vetë, nderohet e kujtohet një “vrasës njerëzish të pafajshëm”. Le t’ja heqim këtë “zamet” Talha Ugurluelit, për të përdorur një fjalë të gjuhës së tij, duke e shpallur non grata, për shpifjet dhe deformimet trashanike që nxorri nga goja para varrit të Skënderbeut në Lezhë.

Provokimi me sharjen e varreve, është një gjest i zymtë psiqik, që pasqyron mungesë ekuilibri dhe që i bën një sfidë të kotë e të panevojshme kujtesës tonë kombëtare. Kjo është një fyerje e skajshme për të gjithë ata qindra mijë shqiptarë, të cilët shohin pikërisht tek ato mure dhe tek ai varr në Lezhë, fillesën e idesë dhe të shtetit shqiptar.

Next Post

FOTO/ Prezantuesja me gjoksin jashtë nuk ndalet më, ja çfarë bën në palestër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In