Brexit ka ngjallur debatin në lidhje me sovranitetin brenda kombeve evropiane duke vënë gjithnjë e më tepër në pikëpyetje qeverisjen e Unionit.
Parashtrohet me të drejtë deficiti demokratik dhe epërsia e paligjshme e Komisionit që çdokush mund ta konstatojë.
Por duhet shkuar më tej për të kuptuar më në brendësi ndarjen glabale që po shafqet brenda popujve të kontinentit dhe brenda vetë mekanizmave politike.
Nga njëra anë shfaqen qartësisht mbështetësit e një Europe federale dhe përfituese ndaj kapitalizmit financiar.
Ky kamp i beson vetëm ekspertëve dhe elitave të emancipuara të kombeve duke gjetur në fakt modelin e tij bazuar në sistemin e taksave. Ai lufton para së gjithash modelin demokratik dhe hedh poshtë mbi gjithçka shtetin republikan plebishitar dhe funksionin drejtues të liderit.
Asgjë nuk është më e keqe për këtë shtresë të popullsisë sesa tradita “Goliste”që beson në aleancën e një rrethi të ngushtë politikanësh dhe të popullit për të frenuar impulset oligarkike të “Feodalizmit”/atsh