Në një intervistë për agjencinë serbe “Beta”, Thaçi ka thënë se shumë shpejtë të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, të cila siç ka thënë, do të jetë multietnike dhe në përputhje me standardet e NATO-s.
“Institucionet e Kosovës po e zbatojnë agjendën e planifikuar. Rregullimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të bëhet duke bërë kushte dhe duke vështirësuar punët. Kosova do t’i plotësojë të gjitha obligimet dhe, njëkohësisht pritet që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën. Ky është një proces i cili dërgon drejtë integrimit evropian”, ka thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.
Duke komentuar deklaratat e opozitës dhe të disa analistëve politikë, të cilët thonë se dialogu në Bruksel ka bërë që të prekët rregullimi i brendshëm në Kosovë e jo raportet mes dy vendeve si shtete të pavarura, Thaçi ka thënë se ai si president i vendit, nuk dëshiron t’i komentojë ata.
“Unë flas për agjenda shtetërore, interesat e vendit të cilat janë mbi interesat e secilit. Mendojë se agjenda euroatlantike e shtetit tonë do të duhej që t’i binde pozitën e opozitë, do të duhej t’i bashkojë të gjithë qytetarët e shtetit. Për një gjë jam i sigurt – qytetarët e Kosovës, më shume se politika ditore, e duan perspektivën evropiane dhe kjo perspektivë do të rritet me zhvillimin ekonomik në Kosovës, rritjen e mirëqenies, hapjes së vendeve të reja të punës, reformave demokratike, raporteve të mira fqinjësore dhe paqes”, ka thënë ai. /lajmi.net