Në brigjet e ishullit The Bronx në Long Island Sound, gurët tregojnë vendin e varrezave masive. Secila varrezë përmban 150 trupa të vdekur.
Ky ishull i New Yorkut është njëra prej varrezave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, në të cilën kanë zënë vend trupat e njerëzve të pagjetur, të panjohur dhe të pastrehëve që kanë vdekur gjatë shekullit të fundit, raporton Reuters.
Besohet se në këtë ishull janë varrosur 1 milion njerëz, transmeton Koha.net. Çdo vit këtu varrosen nga njëmijë të vdekur. Varrezat zënë 53 hektarë të ishullit.
Ky ishull më parë ka qenë burg dhe bazë e Nike Missile. Gjatë këtij muaji qyteti ka mundësuar xhirimin e ishullit të varreve.
Rreth 40 trupa çdo vit identifikohen dhe i kthehen familjeve./a.m.