Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar deklaratën e Kryeministrisë lidhur me akuzat për foton e Ramës me Barak Obamën në vitin 2012.
Në një reagim të qeverisë të publikuar në faqen “Transparenca”, thuhet se Rama nuk ka kryer asnjë pagesë për realizimin e fotos në fjalë.
Por, për Bashën është i qartë fakti se për foton janë paguar 80 mijë dollarë dhe i kujton Ramës se për këtë do të duhet të japë sqarime.
“80 mijë dollarë të paligjshëm për një foto, bota të tregon me gisht. Pafajësia jotë është si e Rroshit, Frrokut, Bushit me kompani. Atë do të kesh rastin së shpejti ta sqarosh. Ai që refuzon standardin e Venecias ka frikë nga drejtësia e pavarur”, shprehet Basha.
d.i.