Shumë femra po tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre
Universi femëror nuk e ëndërron më princin e kaltër i cili e merr me një kalë të bardhë vezullues. Ka gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme – të mërzitura nga rutina e përditshme e martesës – kërkojnë net pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre.
Mosha nuk ka rëndësi, po ashtu edhe puna apo çdo gjë tjetër rreth tij: e rëndësishme është që ai t’u dhurojë atyre ndonjë orë “mësimi” emocionesh seksuale. Kjo, sipas një studimi të fundit, i cili ka arritur të tregojë se 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion që përfshijnë padyshim edhe seksin.
Sipas Eric Anderson, ekspertit të seksologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.
Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.
Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale, tipike e marrëdhënieve monogame për një kohë të gjatë.