Arbitrazhi për kontestin kufitar ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë do të vazhdojë punën përkundër faktit se Sllovenia e ka shkelur atë dhe për shkak se mendohet se shkelja nga Sllovenia nuk e arsyeton daljen e Kroacisë nga ky proces, ka njoftuar Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë, transmeton Koha net.
Gjykata, përmes një deklarate që e përcjell Al-Jazeera, ka theksuar se Sllovenia ka shkelur disa dispozita të Marrëveshjes së arbitrazhit nga viti 2009, transmeton Koha.net por jo në masën që do ta arsyetonte kërkesën e Kroacisë.
Qeveria kroate ka kumtuar se vendimi i Arbitrazhit nuk e detyron, ndërsa Sllovenia ka thënë se do ta respektojë vendim. Kroacia e Sllovenia po kontestojnë vijën kufitare ndërshtetërore tash e shumë vite përreth Gjirit të Piranit.
Gjatësia detare e kufirit të kontestuar është rreth katër kilometra me gjerësi rreth katër metra .
Sllovenët dhe kroatët janë në kontest edhe për rreth një hektar tokë me një kishë në mes, referon Koha. (b.an)