• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amendamentet për zgjedhjen e presidentit, Hafizi: Gjuha e Dodës fyese, PDIU nuk ka projektligj

by A R
01/07/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimet për ndryshime kushtetuese sa i takon mënyrës së zgjedhjes së presidentit të republikës kanë shkaktuar debate midis Partisë për Drejtësi Integrim e Unitet dhe deputetëve Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

Pas deklaratës së djeshme të PDIU-së dhe deputetes Doda, e cila akuzonte Blushin për plagjaturë në propozimin e tij dhe 9 kolegëve të tjerë, k ardhur edhe reagimi i Mimoza Hafizit e cila e quan fyese dhe joetike gjuhën e përdorur nga Doda.

Ja shkrimi i shpërndarë nga Mimoza Hafizi:

Është shumë fyese, dezinformuese, joetike dhe lënduese gjuha e përdorur nga Zj. Mesila Doda ndaj meje dhe Z. Blushi, si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese që tashmë kanë marrë mbështetjen e deputetëve të një spektri të gjerë të parlamentit.

Ndonëse debati rreth autorësisë së amendamenteve është absurd, ndjehem e detyruar të jap shpjegime rreth pretendimeve që janë ngritur.

Në seancën plenare të datës 23 Qershor, deputeti Blushi dha thelbin e dy ndryshimeve kushtetuese që ne propozonim: zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli dhe ulja nën 50% e pragut të numrit të deputetëve, që ndryshimet kushtetuese t’i kalojnë referendumit popullor. Për këtë dëshmon një foto e faqes 22 të procesverbalit të seancës, bashkëlidhur. Procesverbalin e plotë e gjeni në Parlamentin e Shqipërisë.

Me mbarimin e seancës, më ka kontaktuar Zj. Doda, e cila më tregoi se edhe PDIU ka patur propozim për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. I kërkova një kopje të dokumentit, me shpresën që varianti i PDIU dhe varianti ynë të afroheshin, në mënyrë që të dilnim me një amendament të përbashkët. Dokumenti më ka mbërritur me email të nesërmen, datë 24 Qershor.

Ky dokument, siç e verifikova që në çastin e parë, ishte një listë me komente, dërguar komisionit të Reformës në Drejtësi. Ai nuk kishte formën e një projekt-ligji.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës në komentet e PDIU ishte konceptuar t’i kalonte popullit vetëm nëse në tre seancat e para të zgjedhjes në Parlament, nuk arrihej mazhoranca 3/5. Kurse amendamenti ynë thotë: Presidenti i Republikës zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli me votim të fshehtë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidati për President duhet të mbështetet së paku nga një parti politike e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ose nga 10.000 shtetas me të drejtë vote.

Këto dy variante janë krejt të ndryshme, prandaj unë nuk vazhdova të kërkoj afrimin e amendamentit tonë me propozimet e PDIU.

Ende sot nuk ekziston asnjë propozim në formë projekt-ligji me amendamente nga PDIU. Ftoj PDIU të merret me idetë e propozuara dhe jo me deputetët propozues. Ne nuk kemi cënuar as fyer kërkënd. Z. Blushi s’ka patur asnjë komunikim me Zj. Doda, gjithë komunikimi që përshkrova më sipër ka qenë vetëm me mua.

Ne do vazhdojmë të kërkojmë mbështetje nga deputetët e Parlamentit për ta futur në seancë dhe për ta votuar amendamentin tonë. Ndërkohë, kemi nisur një peticion online, përmes të cilit kërkojmë mbështetje popullore. Deri tani, vetëm për pak orë, numri i votuesve e ka kaluar 4000.

Next Post

Renditja / Ja cilat shtete i kanë femrat me gjoks të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

July 25, 2026
“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

July 25, 2026
“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

July 25, 2026
Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

July 25, 2026
“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In