Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net. Në garë për të ka hyrë edhe Atletico Madridi, që ka gati 60 milionë euro dhe një futbollist për të siguruar shërbimet e argjentinasit, raporton Marca.
Vëllai dhe agjenti i lojtarit, Nico Higuain e ka bërë të qartë se sulmuesi nuk do të vazhdojë kontratën me Napolin që i skadon në vitin 2018.
Raportohet se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 94 milionë euro për Higuanin, aq sa është klauzola e tij, por rrezikon ta humbë atë edhe me parametra zero nëse nuk e shet në këtë afat kalimtar.
Altieco mendon që në ofertë të përfshijë njërin prej këtyre lojtarëve: Luciano Vietto, Oliver Torres, Even Borja Gonzalez ose Leo Baptistaon, referon Koha. (b.an)