Arrestohet një shtetas në flagrancë për armëmbajtje pa leje
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me një krehër me 6 fishekë brenda
Në bazë të masave parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë , nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, gjatë kontrolleve të ushtruara, shtetasit :
Qemal Brahja, 21 vjeç, banues në Milot i’u gjet dhe i’u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me një krehër me 6 fishekë brenda, të cilën e mbante pa leje.
Shtetasi Qemal Brahja , u arrestua në flagrancë.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./a.m.